Në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar u zhvillua ceremonia përkujtimore në nder të legjendës së futbollit shqiptar, Safet Berisha, të ndarë nga jeta një vit më parë.
Në evenimentin e organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit morën pjesë miq e familjarë të legjendës së këtij sporti, si dhe drejtuesit aktualë e ata të viteve të kaluara të FSHF-së.
Secili prej tyre tregoi kujtimet dhe historitë për Safet Berishën, duke vënë në dukje cilësitë e tij jo vetëm si sportist, por edhe si person.
Safet Berisha u nda nga jeta më 19 tetor të vitit 2016, pas një sëmundjeje të rëndë. Ai ka qenë pjesë e Partizanit dhe Kombëtares shqiptare në vitet ’70-’80. Në karrierën e tij, ai ka fituar 3 tituj kampionë të vendit dhe 4 Kupa të Shqipërisë.
Për meritat e tij, Safet Berisha është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh i Sportit”.
Top Channel