Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, këngëtarja rinis koncertet dhe publikon këngë të re Zërat po qarkullonin prej kohësh, por tani vjen konfirmimi. Lionel Messi do të bëhet baba për të tretën herë. Ajo që e bëri të ditur lajmin e lumtur është bashkëshortja e tij, Antonela Rocuzzo, nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram”, duke konfirmuar shtatzëninë e saj.
Në postim, Antonela publikon një foto, ku shfaqet ajo vet e rrethuar nga futbollisti dhe djemtë e saj, Thiago e Mateo, të cilët kanë prekur barkun e saj.
“Familja prej 5 vetësh”, shkruante Antonela në mesazhin përkrah fotos familjare.
Lajmi i shtatzënisë, i publikuar nga Antonela Rocuzzo, përkon me festimet për Ditën e Nënës në Argjentinë. E veçanta për vendin amerikano-latin është se, Dita e Nënës është përcaktuar të jetë në të dielën e tretë të tetorit, pasi më 11 tetor në këtë vend celebrohet admirimi në drejtim të Shën Marisë.
Top Channel