Gruaja e mistereve mbush 92 vjeçe

16/10/2017 11:44

Shumë prej nesh e mbajnë mend filmin “Gruaja e mistereve”, “Murder, she wrote”, i xhiruar në vitet ’80. Aktorja kryesore, mjaft e dashur për publikun, Angela Lansbury feston sot ditëlindjen e 92-të.

Një festë ditëlindjeje pa bujë, me një stil të rezervuar që e ka karakterizuar gjithmonë, larg sjelljes së një dive.

Një çmim Oscar, 5 Tony Awards, 6 Golden Globe, është një nga aktorët më të dashura të planetit, një vit më parë mohoi se do të ishte pjesë e Game of Thrones.

“Dua të interpretoj femra reale, jo stereotipe. Femra që dinë se çfarë thonë, janë aktive dhe marrin pjesë në shoqëri në mënyrë të vetëdijshme dhe 100 %. Të zgjuara, shkëlqyese dhe pse aksidentalisht kanë mbushur 80 apo 90 vjeçe. Fakti është që askush nuk shkruan kësi rolesh, ka një paragjykim për të vjetrit, që shpesh në fakt, në ambientet e tyre dinë të bëjnë diferencën”, ka thënë në një intervistë aktorja.

FOTO GALERI
3/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA