Koha për vrap
14/10/2017 18:54
Kjo e sotmja nuk është 1 histori personale, por janë historitë e disa individëve, që pasion të përbashkët kanë vrapin.
Ata janë vetëm disa nga mijëra pjesëmarrësit e gjysmë-maratonës së Tiranës, që nesër do të mbajë edicionin e saj të dytë.
Por sivjet, duke qenë se gjysmë-maratona është certifikuar nga Shoqata e Maratonave Ndërkombëtare, numri i të regjistruarve është dyfish më i lartë se një vit më parë.
Gjysmë-Maratona e Tiranës, aktiviteti më i madh sportiv në vend, premton të bëhet kështu kartolina e Tiranës.
Top Channel