Pas tri javësh në spital, ndërron jetë aktori i filmit “The Godfather Part III” “Despacito” u kthye në një hit botëror me më shumë se 4 miliardë klikime në “Youtube” dhe është kënduar e përshtatur në shumë versione dhe gjuhë të ndryshme në botë, por tashmë vjen edhe në versionin shqip, madje me çifteli.
Fatmir Makolli ka krijuar muzikën e hitit botëror me çifteli. Madje çiftelisë i janë bashkuar në video edhe veshjet tradicionale shqiptare.
“Kurrë s’mund të besoja se mund të tingëllonte kaq bukur me çifteli”, komenton dikush në videon e “Despacito” në versionin me çifteli.
E postuar vetëm një ditë më parë, video ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm duke marrë deri tani mbi 50 mijë klikime.
Top Channel