Pique i mbyll gojën kritikëve
10/10/2017 00:00
Problemeve te kombëtarja e Spanjës, Gerard Pique u shtuan edhe thashethemet e mediave rozë për një ndarje të mundshme nga bashkëshortja e tij Shakira.
Por futbollisti i Barcelonës i ka dërguar një mesazh kritikëve, pasi ka postuar një fotografi teksa ndodhet në provat e turneut të ardhshëm europian të Shakira-s, duke hedhur poshtë thashethemet e ndarjes.
Përmes një video të shkurtër të publikuar në “InstaStory”, futbollisti 30-vjeçar shihet teksa ka vendosur gishtin tek buzët, një shenjë kjo për të treguar se duhet të mos bëj zhurmë, ndërkohë që është brenda studios së provave.
Top Channel