“Neymar më ka shkruar para shumë vitesh, më ftoi në Paris”/ Intervista me Mateon në ‘Top Arena’, ish-banorja e BBV 5: Do martohesha me Ronaldon sepse…
Pasi i dhanë një frymë të re lidhjes së tyre dhe u fejuan vitin e kaluar, çifti Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth janë më të besueshëm se kurrë.
Por 24-vjeçarja Miley rrëfen se është xheloze sa herë që i fejuari i saj Liam ka kolege një aktore të bukur në filmat e tij. Duke bërë shaka ajo thotë se i fejuari është i survejuar në çdo lëvizje, për të mbajtur të qetë mendjen e saj.
Ajo thotë se i bëhen flutura në stomak sa herë që ai është me ndonjë aktore të bukur, para se të pranonte mënyrën e saj unike për të mbajtur burrin nën kontroll.
“Kam ato fluturat e vogla në stomak. E njoh veten dhe e di se çfarë lidhjeje kemi… kështu që kushdo do të ndihej kështu”, ka rrëfyer Miley.
Top Channel