Basha: S’ka funksionim normal me këtë mazhorancë. Ja zgjidhja!

05/10/2017 00:00

Në Top Story-n e kësaj të enjte, Lulzim Basha përjashtoi një funksionim normal me mazhorancën në Parlament, pasi sipas tij, ajo ka dalë nga vota e deformuar e shqiptarëve.

“Nuk ka asnjë shpresë që të ketë një funksionim normal mazhorancë-opozitë, ku mazhoranca do të përballet me alternativat e saj, opozita të ketë propozimet e saj. Gjithçka është fiktive sepse nis me shtrembërimin e votës. Nuk mund t’u thuash shqiptarëve që ju meritoni librat me çmime tregu sepse këtë qeveri votuat, sepse kjo nuk është e vërtetë sepse mes votës për libra me çmime tregu dhe votës për libra të subvencionuar nga buxheti i shtetit, natyrisht që shqiptarët do të zgjidhnin këtë të dytën”, deklaroi ai.

Sipas kreut të PD janë tre hapa për të rikthyer demokracinë funksionale në vend.

“Hapi i parë është të nisim reformën zgjedhore, votimin dhe numërimin elektronik. Ky hap është i pamjaftueshëm sa kohë qeveri është e lidhur me krimin, ndaj lufta ndaj krimit të organizuar dhe lidhjeve qeveritare me të është prioritet absolut. Kjo nuk zgjidhet as duke i bërë thirrje ndërgjegjes së Xhafës as duke i bërë lajka Edi Ramës. Edi Rama nuk e lufton dot krimin sepse i bie të luftojë vetveten”, thotë ai.   

Top Channel