PDIU: Rakipi është verifikuar. PD-ja mos të shpifë

04/10/2017 00:00

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet reagoi pas kërkesës së Partisë Demokratike drejtuar prokurorisë dhe KQZ-së për deputetin Aqif Rakipi.

PD-ja kërkoi nga prokuroria dhe KQZ-ja që të verifikojnë formularin e vetëdeklarimit të Aqif Rakipit.

“Aqif Rakipi është verifikuar nga institucionet ligjzbatuese për dekriminalizimin. Interpoli dhe Prokuroria kanë deklaruar se nuk ka të dhëna për implikimin e Rakipit”, deklaroi PDIU.

“Rakipi mbetet i hapur për çdo investigim. Shpifjet nuk mund të jenë më elementë të politikës sonë”, shtohet në reagimin e PDIU.

Top Channel