LSI mbledh KDK-në, Kryemadhi: Misioni ynë, opozita e fortë

04/10/2017 00:00

Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur pasditen e së mërkurës Komitetin Drejtues Kombëtar.

Në fjalën e saj, kryetarja Monika Kryemadhi ka deklaruar se misioni i LSI është që të bëjë një opozitë e fortë, si forca më progresiste dhe europianiste në vend.

“Ne nuk jemi në opozitë me Rilindjen, por me keqqeverisjen dhe krimin e organizuar. Krimi është ulur këmbëkryq në tepsinë e pushtetit”, ka deklaruar Kryemadhi.

Sa i takon ecurisë së LSI-së si subjekt politik, kryetarja ka shtuar se, KDK do përshpejtojë ritmin për një proces hapjeje dhe rigjenerimi të partisë.

“Ka ardhur koha që t’i japim fund këtij abuzimi dhe arrogance, ka thënë më tej Kryemadhi, duke iu referuar vendimeve të mazhorancës me forcën e kartonëve.

Top Channel