Është publikuar “trailer”-i i parë i filmit mbi Oscar Pistorius dhe vrasjen e Reeva Steenkamp.

Klipi tregon atletin duke vrarë të dashurën e tij dhe debatet e ashpra para kësaj vrasjeje. “Oscar Pistorius: Blade Runner Killer” tregon për vrasjen në ditën e Shën Valentinit në vitin 2013, ngjarje që ndodhi në Pretoria të Afrikës së Jugut dhe për dramën nëpër sallat e gjyqeve që pasoi këtë krim.

Atletin afrikano-jugor e interpreton 30-vjeçari Andreas Damm, ndërsa Steenkamp interpretohet nga Toni Garrn.

Filmi do të shfaqet për herë të parë në SHBA në datën 11 nëntor.

Top Channel