Basha: Sot kërcënohet liria e zgjedhjes

01/10/2017 11:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se “sot na kërcënohet liria, në veçanti ajo e zgjedhjes”.

Pas vizitës në ekspozitën e hapur nga vëllezërit françeskanë me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së At Zef Pllumit, kreu i opozitës deklaroi se mesazhi i tij ka qenë se ia vlen çdo sakrificë për liri.

“Jeta e At Zef Pllumit është kushtrim për lirinë. Vepra e tij “Rrno për me tregue” duhet të jetë në tekstet shkollore për rininë shqiptare, si dëshmi autentike e Ferrit komunist dhe si kushtrim për njerëzit e lirë se ia vlen çdo sakrificë kur liria kërcënohet”, tha Basha.

Top Channel