Luan Rama: Radarët e forcave detare nuk janë në punë

30/09/2017 00:00

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama deklaroi se “radarët e forcave detare nuk janë në punë”.

“Radarët nuk punojnë, shteti është në gjumë. Ministria e Mbrojtjes ka dy vjet që paguan, por sistemi nuk punon”, shprehet Luan Rama.

Edhe përpara disa ditësh, nënkryetari i LSI-së reagoi në një postim në Facebook lidhur me mosfunksionimin e sistemit të radarëve në vëzhgimin e hapësirë sonë detare, ku shprehu shqetësim për mosreagimin e Prokurorisë.

Top Channel