E akuzuar për evazion fiskal, ylli francez i filmave Isabelle Adjani dënohet me 10 muaj burg dhe gjobitet 10 mijë euro
Të këqinjtë do të mundohen që të vrasin edhe një herë tjetër John McClane.
Bruce Willis do të interpretojë sërish rolin që e ka bërë të famshëm, në filmin e gjashtë të sagës “Die Hard”.
Sipas “Deadline”, regjisori Len Wiseman e ka kërkuar me ngulm aktorin 62-vjeçar për filmin “Die Hard: Year One” dhe ia ka dalë mbanë që ta bindë për të pranuar rolin.
Filmi do të tregojë historinë e personazhit John McClane kur ishte i ri (ende nuk është vendosur aktori që do e interpretojë këtë rol) dhe çfarë bën John në ditët e sotme (Bruce Willis).
Filmi i parë “Die Hard” daton në vitin e largët 1988. Që nga ajo kohë, Willis ka luajtur rolin e John McClane 4 herë të tjera: “Die Harder” (1990), “Die Hard With A Vengeance” (1995), “Live Free Or Die Hard” (2007) dhe “A Good Day To Die Hard” (2013).
Top Channel