Basha: Ambasadori Lu ka të drejtë. Qeveria, shpenzime luksi

30/09/2017 00:00

Kryetari i PD, Lulzim Basha e ka cilësuar “të drejtë” mesazhin e ambasadorit amerikan Donald Lu për të rinjtë, se duhet të jenë më kërkues ndaj qeverisë.

“Ambasadori ka të drejtë në mesazhin për të rinjtë: “Ju jetoni në demokraci. Ju duhet të kërkoni dhe nëse qeveria nuk ju përgjigjet, ju e rrëzoni atë. Kështu funksionon demokracia. Në demokraci, përgjegjësinë dhe pushtetin e keni ju”, ka cituar Basha ambasadorin.

Ndërsa përgjigja për pyetjen që çdo shqiptar duhet t’i bëjë qeverisë kur ajo refuzon të paguajë librat shkollorë nga buxheti, për Bashën është mëse e thjeshtë.

“Vetëm për gjysmën e parë të vitit, qeveria shpenzoi: 1. Për bileta/udhëtime rreth 2 milionë dolllarë. 2. Për orendi/rikonstruksion zyrash rreth 14 milionë dollarë. Kaq pará janë të mjaftueshme për të siguruar librat shkollorë për të gjithë nxënësit e Shqipërisë”, ka thënë Basha.

Ai ka theksuar se, ashtu siç ka premtuar Partia Demokratike do të depozitojë në Kuvend propozimin për të financuar nga buxheti i shtetit librat e shkollës për të gjithë fëmijët e Shqipërisë.

Top Channel