Rama në kuvend: Kriminelë apo efektivë policie, do të vihen para përgjegjësisë

28/09/2017 00:00

Në fjalën e tij në Kuvend, në orët e vona të mbrëmjes, kryeministri Edi Rama theksoi se operacioni në Elbasan po vazhdon ende dhe se policia e shtetit është kthyer në  organin më të besueshëm për qytetarët.

“Operacioni në Elbasan Vijon ende dhe nuk do të përfundojë pa u vënë para përgjegjësisë të gjithë, kriminelë apo efektivë policie. Institucioni i policisë së shtetit, në katër vjet është shndërruar në institucionin më të besueshëm për qytetarët shqiptarë”, u shpreh Rama.

Kryeministri shprehu dakordësinë për kryerjen e reformës zgjedhore, por bëri thirrje për më shumë bashkëpunim dhe një proces real dialogu.

“Ne nuk jemi armiq. Vërtetë që kemi kundërshtime, por të mos pengojmë të ardhmen e vendit. Unë jam dakord me reformën, ndaj ju ftoj të ulemi në një proces real dialogu”, u shpreh kryeministri Rama.  

Top Channel