Vasili: Konfuzion i qëllimshëm me Vettingun

27/09/2017 00:00

Lëvizja Socialiste për Integrim deklaroi përmes Petrit Vasilit se mazhoranca ka shkaktuar një konfuzion të qëllimshëm sa i përket procesit të Vettingut.

Vasili tha se ndryshe nga sa u miratua në Komisionin e Ligjeve, qeveria përmes një akti, që sipas tij, do të kalojë ditën e mërkurë ka parashikuar një fond rezervë për 203 punonjës për vettingun.

“Është një konfuzion i qëllimshëm, mungesë të lartë seriozisteti koordinimi qeveritar, që ka vënë para opinionit publik dyshime jo të mira lidhur me procesin e vettingut. Në aktin normativ të qeverisë, që do të kalojë dhe që ka votën e mazhorancës është parashikuar që nga fondi rezervë janë 203 punonjës”, tha Vasili.

Sipas deputetit të LSI-së, kjo tregon se “mazhoranca kërkon të kapë procesin”.

“Pra, Kuvendi do të votojë aktin normativ për 203 punonjës dhe më vonë, pas disa minutash do të votojë shkurtimin me 110 punonjës. Kjo duhet të jetë një shqetësim madhor për opinionin, pasi kemi të bëjmë me një papërgjegjshmëri qeverisëse e nisur nga qëllime të errëta”, tha ai.

Top Channel