Përparim Spahiu: Aksioni kundër informalitetit, asgjë e re

27/09/2017 00:00

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka deklaruar se aksioni kundër informalitetit që njoftoi Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të sjellë “mbylljen e më shumë bizneseve dhe shërbimeve”.

“Ministria e Financave na njoftoi për fillimin e një Aksioni, jo të ri në fakt, pasi një i tillë ndodhi dhe në vitin 2015, ku e vetmja gjë që kujtoj prej atyre ditëve është dridhja e duarve, me gërshërët në to, të berberit të lagjes, se mos i vinin tatimorët!!! Asgjë e ndryshme nuk do të ndodhë, përveçse mbylljes së më shumë bizneseve e shërbimeve”, shkruan Spahiu në Facebook.

“Sa i takon të ashtuquajturve Të Mëdhenj, dihet, vështirë se mund t’iu trokasësh në derë, sidomos pas zgjedhjeve të llojit 25 Qershor”, shton Spahiu.

Top Channel