Kim “braktis” Parisin pas grabitjes!
26/09/2017 00:00
Nëse është në formë, Kim Kardashian asnjëherë nuk heziton të ekspozojë format e saj duke marrë pjesë në eventet më të rëndësishme që organizohen në mbarë botën.
Por këtë herë mediat rozë shkruajnë se 36-vjeçarja nuk do të marrë pjesë në Javën e Modës në Paris dhe shkak duket se është grabitja e ndodhur vitin e kaluar.
Kim mbeti e traumatizuar nga grabitja me armë teksa ajo ishte në një hotel në Paris dhe pa miliona dollarë stoli të vjedhura, por fatmirësisht mbeti e pa lënduar fizikisht.
Megjithatë, në Javën e Modës në Paris Kardashianët do të kenë përfaqësuese dhe ajo do të Kourtney Kardashian.
Top Channel