Edhe Mayweather-in e lë e dashura…

26/09/2017 00:00

Ai vlerësohet të jetë sportisti i tretë më i pasur në botë, me mbi 700 milionë dollarë, pas mbylljes së karrierës, por duket se ky fakt nuk e ka bindur Abigail Clarke të vazhdojë lidhjen me boksierin tashmë në “pension” Floyd Mayweather.

Abi, një pjesëmarrëse e njohur në “reality show” në televizionet britanike ka konfirmuar së fundmi shkëputjen e marrëdhënieve me Floyd.

Vajza ishte një përkrahëse e zjarrtë në duelin që Mayweather pati kundër Conor McGregor, por tashmë duket se lidhjes së tyre të shkurtër i ka ardhur fundi. 26-vjeçarja e njohur për shumë operacione plastike ka thënë se do të pushojë për disa kohë dhe nuk do të jetë në një lidhje së shpejti.

Por në një intervistë të dhënë ditë më parë, me shaka Mayëeather deklaroi se kishte 7 të dashura. “Sa të dashura kam?! Shtatë. Dalim për të ngrënë së bashku dhe me disa prej tyre me avion”, u shpreh ai duke shtuar se “Të kesh një të dashur, thuajse njësoj si të mos kesh asnjë”.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel