Shfaqet për herë të parë e dashura e Harry

24/09/2017 00:00

Aktorja Meghan Markle bëri shfaqjen e saj të parë zyrtare si e dashura e Princit Harry të Britanisë, në ceremoninë e hapjes së lojërave “Invictus” në Toronto të Kanadasë.

Megjithatë, ajo u ul disa karrige larg princit. 33-vjeçari, i cili është trashëgimtari i pestë në radhë i fronit britanik, e gjithashtu themelues i aktivitetit të nisur 3 vite më parë, u ul pranë zonjës së parë amerikane, Melania Trump, presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, e kryeministrit kanadez, Justin Trudeau.

Marrëdhënia mes Harry, djalit më të vogël të Princit Charles, dhe gruas së tij të parë, Diana, dhe aktores Markle u bë publike nëntorin e kaluar, kur princi i bëri një paralajmërim të rrallë medieve për ta lënë të qetë të dashurën e tij 36-vjeçare dhe familjen e saj.

Ai u fotografua në një rast duke u përleshur me paparacët jashtë një klubi nate në Londër, ndërsa në vitin 2012 u shfaq teksa festonte i zhveshur në një dhomë private në Las Vegas. Familja mbretërore britanike dhe veçanërisht jeta e koklavitur dashurore nuk e ka lënë kurrë indiferent publikun.

Top Channel