Turqi, operacion kundër ISIS, 36 të arrestuar

23/09/2017 00:00

Të paktën 36 persona, të dyshuar si anëtarë të grupit terrorist Shteti Islamik janë arrestuar nga policia turke në Stamboll.

Lajmin e bën të ditur agjencia “Anadolu”, sipas të cilës forcat e anti-terrorizmit kanë kryer bastisje në 15 banesa të Stambollit, duke arrestuar 5 të dyshuar që kishin udhëtuar në Siri dhe Irak për llogari të ISIS.

Ndërkohë, 31 të dyshuarit e tjerë janë shtetas të huaj, por kombësia e tyre nuk është bërë e ditur.

Top Channel