Porto Riko lëshon alarmin, vijojnë evakuimet

23/09/2017 00:00

Autoritetet në Porto Riko nuk komunikojnë dot me më shumë se gjysmën e qyteteve në ishull dhe ndërsa nxitojnë të evakuojnë dhjetëra mijëra njerëz që rrezikohen nga një digë e çarë.

Katastrofa e lënë pas nga uragani Maria po bëhet gjithnjë e më e qartë. 70 000 persona që jetojnë poshtë digës janë urdhëruar që të evakuohen sa më shpejt që të jetë e mundur dhe paralajmërimet e autoriteteve në mediat sociale s’mund të ishim më alarmante.

“Kjo është një situatë tejet e rrezikshme. Të gjitha zonat rreth lumit Guajataca duhet evakuar tani! Jetët tuaja janë në rrezik!”, njoftohet nëpër faqe të ndryshme në internet.

Por shumë pak njerëz e kanë parë këtë paralajmërim të shyërbimit metereologjik kombëtar, për shkak se energjia elektrike mungon thuasje në të gjithë ishullin e dërrmuar nga Irma.

Qeveria e Portorikos tha se nuk komunikon dot me 40 nga 78 bashkitë në ishull, për shkak të shkatërrimit 85 përqind të telave të telefonit dhe internetit.

Autobusët janë nisur drejt zonave që duhen evakuuar, megjithëse shumë rrugë janë bllokuar nga përmbytjet dhe mbeturinat dhe autoritet nuk e dinë se cdo të gjejnë atje kur të mbërrijnë.

Alarmi për digën e ndërtuar në 1928 për të mbajtur një liqen artificial, u dha pasi inxhinierët zbuluan të cara në të. Meqë askush nuk e ka idenë si do të shkojë, urdhëri për evakuimin masiv që ende shumë njerëz nuk e kanë marrë vesh, ishte zgjidhja më e zgjuar.

Top Channel