Nju Jork, Rama takon Guterres; politika dhe siguria në fokus

23/09/2017 00:00

Kryeministri Edi Rama u takua në Nju Jork me sekretarin e përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres. Situata politike dhe ajo në fushën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor ishin në fokus të takimit.

Rama garantoi zotin Guterres se qeveria shqiptare është e angazhuar për paqen dhe sigurinë jo vetëm në rajonin tonë, por edhe me gjerë.

Ndaj, sipas tij, njohja e Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të OKB-së është një kontribut i drejtëpërdrejtë për sigurinë e stabilitetin e të gjithë rajonit.

Po ashtu, kryeministri vlerësoi rolin dhe kontributin e agjencive të OKB në Shqipëri, në procesin e reformave.

Top Channel