Meksika nuk gjen qetësi, një tjetër tërmet “shkund” vendin

23/09/2017 00:00

Një lëkundje e re dhe e fortë tërmeti ka tronditur Meksikën dhe është ndjerë në zona të ndryshme të vendit, përfshirë kryeqytetin, ku banorët kanë deklaruar se kanë ndjerë ndërtesat të tunden.

Sipas një përllogaritjeje paraprake, lëkundja është me fuqi 6.4 ballë e shkallës Rihter.

Shërbimi sizmologjik amerikan ka bërë me dije se epiqendra është lokalizuar në një thellësi prej 10 kilometrash, mes lokaliteteve Çiapas dhe Oaksasa.

Lëkundja e re vjen vetëm katër ditë pas tërmetit shkatërrues prej 7.1 ballë dhe u verifikua 8 kilometra nga Atensingo, lokalitet në shtetin Puebla, në një thellësi prej rreth 50 kilometrash dhe që shkaktoi thuajse 300 të vdekur.

Rajoni ku është verifikuar lëkundja e sotme është prekur nga një tërmet më i fuqishëm më 7 shtator, me fuqi 8.1 ballë i shkallës Rihter.

Top Channel