Aktorja u dhuron 100 mijë dollarë viktimave të Meksikës
21/09/2017 00:00
Aktorja e famshme hollivudiane Salma Hayek sapo ka dhuruar 100 mijë dollarë viktimave të Meksikës, të cilët u përfshinë në tre katastrofa natyrore radhazi.
51-vjeçarja ka postuar një video në profilin e saj të “Instagram”-it ku tregon se ka kaluar 100 mijë dollarë tek shoqata “UNICEF” për nevojat e viktimave.
E prekur nga kjo ngjarje, ajo u ka kërkuar ndjekësve dhe publikut të bashkohen për të bërë bamirësi për njerëzit të cilët u përfshinë në një uragan dhe dy tërmete që vodhën jetën e mbi 350 njerëzve.
Top Channel