Rita dhe Hamilton sërish bashkë, me ta dhe Neymar

20/09/2017 00:00

Kohë më parë u aludua në median rozë se Lewis Hamilton dhe Rita Ora do të ishin çifti më i ri i “showbiz”-it, por ata nuk u panë më nën shoqërinë e njëri-tjetrit për një kohë të gjatë.

Kohë më parë u aludua në median rozë se Lewis Hamilton dhe Rita Ora do të ishin çifti më i ri i “showbiz”-it, por ata nuk u panë më nën shoqërinë e njëri-tjetrit për një kohë të gjatë.

Së fundmi, këto thashetheme janë rikthyer në vëmendjen e të gjithëve pasi dyshja janë fotografuar duke festuar së bashku në klubin “MIU MIU”, ku revista prestigjioze “LOVE” po organizonte një “party”.

Nën praninë e tyre kanë qenë edhe personazhe të tjerë të famshëm, të cilët kanë pohuar se Lewis dhe Rita kanë flirtuar e qeshur gjatë gjithë mbrëmjes. Në këtë mbëmje ka qenë i pranishëm edhe ylli i PSG, Neymar, edhe ai është parë pranë Ritës.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel