Vrasja e Elton Çiços, shpallet i pafajshëm efektivi Trimi

19/09/2017 00:00

Gjykata e Tiranës shpalli të pafajshëm ditën e martë ish-efektivin e policisë Alban Trimi, i cili u akuzua për pengim të zbardhjes së të vërtetës në vrasjen e Elton Çiços 5 majin e vitit të kaluar.

Sipas prokurorisë, ish-efektivi Trimi, që ishte prezent në momentin e ekzekutimit të Çiços, i ka marrë pistoletën viktimës për ta fshehur.

Por gjatë gjykimit, Trimi e ka mohuar këtë akuzë, ndërsa pamjet filmike të marra nga kamerat e lokalit ku ndodhi ngjarja edhe pas ekspertimit nga policia shkencore nuk tregojnë asgjë konkrete në lidhje me akuzën e ngritur ndaj Alban Trimit.

Në pamjet e sjella si provë nuk dallohet nëse Trimi i merr pistoletën viktimës. Në këto rrethana gjykata vendosi ta shpallë të pafajshëm ish-efektivin e policisë.

Top Channel