Vlorë, sekuestrohet drogë në një kamion

19/09/2017 00:00

Lëndë narkotike janë sekuestruar gjatë mesditës së sotme në portin e Vlorës të zbuluara në një kamion.

Sipas policisë, dyshohet se lënda narkotike kishte si destinacionë Italinë.

Mësohet se lënda narkotike, pesha e së cilës ende nuk dihet, ishte e fshehur në kamionin me targa AA 939 LK, i cili transportonte profile alumini.

Top Channel