Shpërndanin kokainë, dy të arrestuar në Tiranë

19/09/2017 00:00

Dy persona janë vënë në pranga në Tiranë si shitës kokaine, pasi në mjetin me të cilin udhëtonin u gjet dhe sasia e drogës.

Sipas burimeve zyrtare të policisë së Tiranës, gjatë kontrollit të ushtruar në kryqëzimin e rrugës së “Barrikadave”, në mjetin tip “Benz”, me drejtues Altin Dajçi dhe pasagjer Rades Musa, janë gjetur 6 doza me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.

Të dy të  arrestuar kanë qënë të dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjeti tip “Benz”, në pronësi të Altin Dajçi,  6 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë e cila rezultoi e peshës 4.6 gramë, 2 thika me teh metalik, 5 celularë të markave të ndryshme dhe një sasi lekësh.

Top Channel