Aksidenton të miturin dhe tenton të largohet, arrestohet 19-vjeçari

19/09/2017 00:00

Ka aksidentuar një të mitur dhe ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por nuk ia ka arritur.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të marte në Tiranë. Uniformat blu kanë arrestuar menjëherë shtetasin K. Bliu, 19 vjeç dhe banues në kryeqytet.

Gjithashtu, agjentët kanë konfiskuar mjetin në pronësi të tij, i markës “MercedesBenz”. Ndërkohë, fëmija i plagosur është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Top Channel