Kërcënon moshataren me fotot intime, pranga 18-vjeçarit

18/09/2017 00:00

Policia e qytetit të Lezhës ka vënë në pranga në orët e fundit një 18-vjeçar, i cili kërcënonte përmes mesazheve telefonike një vajzë, me qëllim zhvatjen e parave.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se në pranga ka rënë shtetasi Kristian N., i cili kërcënonte vajzën 17-vjeçare se do të publikonte online një foto intime të saj nëse nuk i jepte 7 mijë euro.

Përmes familjarëve të saj, vajza ka bërë denoncimin në polici dhe shumë shpejt ka ardhur prangosja e 18-vjeçarit, i cili akuzohet për “shtrëngim me anë të kanosjes”.

Top Channel