Korçë, arrestohet shitësi i heroinës

17/09/2017 16:20

Një 35-vjeçar nga Korça u arrestua si shitës i heroinës te përdoruesit e qytetit.

Mariglen Viso, i akuzuar për shpërndarje të drogave të forta, është arrestuar pas një operacioni policor të koduar “Zona 13”, ku sipas të dhënave është vëzhguar për një periudhë 3-mujore.

Policia ka arritur të dokumentojë 6 raste ku ai iu ka shitur përdoruesve të lëndëve narkotike doza me heroinë. Lënda narkotike u është sekuestruar përdoruesve, por edhe janë marrë dëshmitë e tyre për të dokumentuar rastin, i cili i është referuar organeve kompetente. 

Provat e siguruara nga policia kanë bërë të mundur që gjykata të autorizojë në datën 10 shtator të këtij viti arrestimin e 35-vjeçarit.

Top Channel