George dhe Amal Clooney prej disa muajsh tashmë janë në vëmendje të medias si prindër të rinj të dy fëmijëve binjakë.
Deri tani aktori ka folur mbi kënaqësinë e të qënit prind, dhe instiktin e mbrojtjes së tyre nga jeta e dy prindërve mjaft të njohur. Por George nuk ka folur asnjëherë për pjesën tjetër të medaljes atë të lodhjes. Dhe këtë e bën tani.
“Ata nuk qajnë. Unë qaj më shumë se ç’duhet, madje tani qaj 4 herë në ditë, sepse jam shumë i lodhur. Hej, kujton kohën kur ke qënë beqar, para se të shqetësoheshe ”, është shprehur Clooney
Dhe pse bën shaka për mallin për jetën e beqarisë, George thotë se që prej 6 qershorit kur ai dhe bashkëshortja 39-vjeçare u bën prindër të Alexander dhe Ella, jeta e tij ka ndryshuar në një mënyrë që nuk e kishte parashikuar.
“Ndoshta nuk isha tërësisht i pavetëdijshëm për atë që më priste. Të gjithë miqtë e mi kanë fëmijë dhe unë jam kumbari i 20 prej tyre, kështu që e dija se çfarë do të ishte”, ka thënë aktori 56-vjeçar.
Top Channel