Devoll, tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë, arrestohet 50-vjeçari

13/09/2017 00:00

Policia ka arrestuar një 50-vjeçar i cili tentoi të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 42-vjeçare.

Hysni G., banues në njësinë administrative Qendër-Bilisht, u vu në pranga pas kallëzimit të bërë nga shtetasja, e cila ka deklaruar se më datë 12.09.2017, 50-vjeçari ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me këtë të fundit.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura ngelur në tentativë.

Top Channel