Trafikonte vepra arti, arrestohet në flagrancë 51-vjeçari

11/09/2017 00:00

Një 51-vjeçar është vënë në pranga nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në  Drejtorinë Vendore të Policisë Berat për trafik të veprave të artit dhe të kulturës.

Në pranga është vënë shtetasi Beqir Gjura, 51 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 11.09.2017, u kap duke transportuar me automjetin me targa AA 461 BL në pronësi të tij, disa sende të dyshuara si vepra arti.

Në cilësinë e provës materiale iu gjetën dhe sekuestruan: 1 shpatë antike, 1 pistoletë e vjetër, statuja, papiruse si dhe vepra arti të tjera.

Top Channel