Tiranë, plagosen me mjete prerëse 2 persona

11/09/2017 00:00

Një çift bashkëshortësh kanë mbetur të plagosur me mjete prerëse pas një konflikti me dy persona të tjerë, babë e bir, në rrugën Shefqet Ndroqi.

Mësohet se dy të plagosurit, 65 dhe 58 vjeç janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rreziku për jetën.

Ndërkohë që policia ka arrestuar 64-vjeçarin, ndërsa ka shpallur në kërkim djalin e tij 34-vjeçar.

Top Channel