Durrës, eksploziv efektivit të policisë ushtarake

11/09/2017 00:00

Një sasi eksplozivi dyshohet se është vendosur në automjetin tip “Benz” të një efektivi të policisë ushtarake në Durrës.

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur specialistë nga Tirana, të cilët do të vendosin nëse lënda përbën rrezik, apo do ta çmontojnë atë.

Në ecje e sipër efektivit i është fikur makina, të cilën e kishte blerë para disa ditësh dhe kur ka hapur kofanon ka gjetur një objekt të lidhur me tela.

Menjëherë ai ka dyshuar se bëhet fjalë për eksploziv, ndaj dhe ka njoftuar policinë.

Top Channel