Vlorë, dërgohet i pajetë në spital një 38-vjeçar

09/09/2017 00:00

Një 38-vjeçar është dërguar i pajetë në spitalin e Vlorës nga familjarët e tij ditën e sotme.

Mësohet se viktima është shtetasi L.Th, i cili sipas familjarëve të tij ka qenë përdorues i lëndëve narkotike.

Ndërkohë, pritet ekspertiza për të zbuluar shkakun e vdekjes së 38-vjeçarit.

Top Channel