Urgjencat mjekësore, aktivitet sensibilizues në bulevard

09/09/2017 00:00

Një aksident rrugor u improvizua në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me rastin e Ditës botërore të urgjencave mjekësore.

Prej disa muajsh ka filluar riorganizimi i ri i këtij shërbimi, ndërsa aktiviteti i zhvilluar në bashkëpunim me policinë e shtetit, kishte si qëllim sensibilizimin e qytetarëve për dhënien e ndihmës së parë.

“Qytetarëve ju lutemi që të na ndihmojnë në këtë mision. Ju lutemi që të bashkëpunojnë sepse kemi nevojë për ndihmën e tyre, si për gjetjen e adresave, si për simptomat e sëmundjeve apo patologjive që ata kanë, por mbi të gjitha për mirëkuptimin. Ne jemi shërbimi i urgjencës dhe duhet të shkojmë aty ku ka rrezik jete, jo për këshillë mjekësore”, u shpreh Skënder Brataj, drejtori i urgjencave mjekësore.

Vetëm në kryeqytet mesatarisht, urgjencat i përgjigjen më qindrave thirrjeve në ditë të qytetarëve që kërkojnë ndihmë.

Top Channel