“Transportuesi 2” në Elbasan, kapen 13 kg hashash
09/09/2017 00:00
13 kg lëndë narkotike kanabis sativa janë kapur nga Policia e Elbasanit në kuadër të operacionit “Transportuesi 2”.
Lënda narkotike u gjet në bagazhin e mjetit tip Mercedes Benz të drejtuar nga Ervin Lamaj, 29 vjeç nga Ballshi, i cili përfundoi në pranga së bashku me Dhurata Balazin, 39 vjeç nga Himara.
Mjeti u ndalua nga efektivët e qarkullimit rrugor në aksin Elbasan-Librazhd dhe gjatë kontrollit të ushtruar u gjet lënda narkotike.
29-vjeçari rezultoi i papajisur me leje drejtimi dhe fillimisht nuk iu përgjigj urdhrit të policisë për të ndaluar.
Prokuroria ka nisur hetimet për të zbuluar përfshirjen e personave të tjerë në rrjet dhe vendin ku kultivohej lënda narkotike.
Top Channel