Shëngjin, 27 vjeçari humb jetën në det

09/09/2017 00:00

Një 27 vjeçar nga Kosova humbi jetën në zonën e plazhit të Shëngjinit.

Ai ishte futur për t’u larë në det, së bashku me një person tjetër, në vendin e quajtur ‘Rana e Hedhun’, por nuk ka mundur të dalë prej andej.

Dyshohet se i riu mund të jetë mbytur, ose të ketë pësuar ndonjë atak kardiak, ndërkohë që ndodhej në ujë.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e detajeve.

Top Channel