Rrëshqitje masive inertesh në rrugën e Llogarasë
09/09/2017 00:00
Rreshjet e dendura të shiut, që kanë karakterizuar vendin gjatë ditës së sotme, kanë shkaktuar rrëshqitje masive inertesh në rrugën Vlorë-Himarë, konkretisht në Llogara, përballë fshatit Dukat.
Krahas rreshjeve të dendura, erozioni duket të jetë favorizuar edhe nga djegia e masivit pyjor, mbi këtë pjesë të rrugës.
Nga rrëshqitja e inerteve është vështirësuar kalimi i mjeteve në këtë pjesë të rrugës, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur edhe efektivë të policisë rrugore.
Top Channel