Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
SHÇBA ka arrestuar 2 punonjës policie, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ku për pasojë u arratis nga Komisariati i Policisë një i ndaluar.
Në vijim të informacionit mbi largimin nga dhomat e shoqërimit të Komisariatit të Policisë Pukë, të shtetasit Ermirjon Nikja, SHÇBA ka arrestuar në flagrancë punonjësit e policisë Inspektor Pajtim Bushi dhe Inspektor Dodë Preka, me detyrë trupë shërbimi pranë këtij Komisariati.
Arrestimi i dy punonjësve u bë pas kryerjes së veprimeve hetimore, ku u konstatua se nga ana e tyre nuk janë zbatuar detyrat funksionale të përcaktuara për sigurimin e personave të shoqëruar dhe ambjenteve ku ata qendrojnë.
Të arrestuarit akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Top Channel