Pukë, hajduti arratiset nga dhomat e paraburgimit

09/09/2017 00:00

Ermirjon Nika, 20 vjeç, banues në Tiranë, i iku policisë në dhomat e paraburgimit në Pukë.

I dënuar më parë për vjedhje, ai ishte kapur pas një grabitjeje e do të dërgohej në Shkodër në gjyq.

Gjatë përgatitjes së dokumentave në paraburgim, Nikaj u arratis.

Policia ka nisur kërkimin me 6 grupe të ndërhyrjes së shpejtë, ndërsa ka nisur hetimi penal nga ana e Shërbimit për Çështjet e Brendshme.

Top Channel