Burrel, të shtëna në qendër të qytetit; plagoset 32-vjeçari

06/09/2017 00:00

Të shtëna armësh zjarri janë verifikuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Burrelit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, kur në komisariatin e policisë kanë mbërritur informacionet e para.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, uniformat blu kanë mbledhur dëshmitë e para dhe kanë konstatuar se të shtënat kanë ardhur si pasojë e një sherri për motive të dobëta mes dy të rinjve.

Sipas burimeve, për shkak të konfliktit ka mbetur i plagosur shtetasi me inicialet A.D, 32 vjeç, i cili tashmë ndodhet i shtruar në spitalin e Burrelit jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, personi që ka qëlluar është larguar menjëherë pas aktit, por është identifikuar nga policia dhe është shpallur person në kërkim.

Në vendin e ngjarjes, agjentët kanë sekuestruar dy gëzhoja plumbash, ndërsa në qytet janë ngritur postoblloqe të shumta për kapjen e autorit.

Top Channel