Qeveria kolumbiane arrin marrëveshje armëpushimi me rebelët e ELN

05/09/2017 00:00

Negociatorët nga grupi rebel i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (ELN),në Kolumbi, thonë se kanë rënë dakord për një armëpushim të përkohshëm me qeverinë vendase.

Është hera e parë që të dy palët bien dakord për një armëpushim, pas më shumë se 50 vitesh konflikt mes tyre.

Njoftimi vjen më pak se 48 orë para se Papa Françesku të vizitojë Kolumbinë, ndërsa presidenti kolumbian Juan Manuel Santos tha se armëpushimi do të fillojë më 1 tetor dhe do të zgjasë deri në 12 janar.

Në një në spanjisht, në rrjetin social Twitter, ELN shkroi: “Po, ne mundemi! Falënderojmë të gjithë ata që mbështetën përpjekjet tona për të arritur këtë armëpushim dypalësh”.

Top Channel