Ish-presidenti Meta kërkon zëvendësim të masës së sigurisë Për t’i dhënë fund kaosit që krijon trafiku në akset kryesore të Tiranës, prej disa javësh bashkia po mbyll me kangjella hyrjet dhe daljet e paligjshme të bizneseve, pasi sipas tyre janë burim aksidentesh si për automjetet edhe për këmbësorët.
“Pas verifikemeve shumica e bizneseve nuk kanë autorizim as leje për të përdorur hapësirat publike majtas dhe djathtas rrugës. janë lënë hapur ato biznese ku ka shërbime si: shkolla, spitale”, thotë Elton Kacidhja, drejtor i Ndërmarrjes nr.2.
Megjithë pakënaqësitë e bizneseve, drejtori i Ndërmarrjes numër 2 në Bashkinë e Tiranës shpjegon:
“Kjo nismë është në përputhje me Kodin Rrugor. Këto masa do merren dhe në 22 rrugë të tjera kryesore”, paralajmëron ai.
Por, Bashkia e Tiranës ka një zgjidhje për ato biznese që duan të operojnë në mënyrë të ligjshme.
“Të bëjnë kërkesë në Bashkinë e Tiranës, Drejtoria e Transportit bën më pas monitorimin dhe vendoset nëse do jepet ose jo leja”, deklaron ai.
Top Channel