Emisioni investigativ “Fiks Fare” vjen me surpriza të reja në këtë sezon të ri, i cili nis mbrëmjen e sotme, më 4 shtator në Top Channel.

Programi më i ndjekur televiziv, i cili sjell në ekranet e shqiptarëve denoncimet dhe skandalet e korrupsionit, do të vijë këtë vit me ndryshime  për ta çuar në një nivel edhe më të lartë këtë emision kaq të dashur për shqiptarët.

Edhe këtë vit ky emision do të drejtohet nga dyshja Devi dhe Dori, të cilët përmes batutës dhe sarkazmës do të shtjellojnë problem të ndryshme që shqetësojnë qytetarët në cdo cep të vendit.

Formati i emisionit nuk ka ndryshuar, por do të ketë surpriza për teleshikuesit.

Fiksi do të vazhdojë formatin investigativ dhe social, duke denoncuar dhe gjurmuar hallet dhe problemet e qytetarëve.

Këtë sezon emisioni investigativ Fiks Fare do të ketë në fokus të vecantë drejtësinë, duke i dhënë një ndihmë edhe vetingut të saj

Marrja e një diplome të shkollës së mesme pa kaluar asnjë ditë në bankën e shkollës është tema që çel këtë sezon, ku gazetarët dhe kamerat e Fiks Fare kanë zbuluar sesi një drejtor gjimnazi bën pazar në zyrën e tij për të lëshuar një diplomë të shkollës së mesme, duke të dhënë edhe numrin e amzës.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel