Dhuna në familje. 5 të arrestuar në Tiranë, një në Kukës e një në Prrenjas

04/09/2017 00:00

Të pakten 7 persona janë arrestuar nga policia gjatë 24 orëve të  fundit  për dhunë në familje.

5 persona janë vënë në pranga vetëm nga policia e kryeqytetit pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve ndërsa në një rast edhe ndaj djalit. Një 25-vjecar është arrestuar edhe në Kukës pasi ka goditur të atin, ndërsa një 34 në Prrenjas ka dhunuar bashkëshorten.

Top Channel